Shkup, 21 nëntor – Qeveria mendon dhe do të sjellë vendim të dërgojë kërkesë për tërheqje të vendimit për azil të Nikolla Gruevskit, për arsye që përderisa vendimi është themeluar mbi fakte të përcaktuara të cilat nuk janë ashtu siç janë, shteti ka të drejtë ta revokojë ose ta shkatërrojë vendimin, tha sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në ngjarjen për fillimin e tuining projektit “Përforcimi i sistemit ndëshkues-përmirësues dhe shërbimi i provës”.
“Ligjet hungareze janë mjaft restriktive dhe madje japin edhe mundësi për revokim të vendimit të dhënë për azil, ashtu që Qeveria mendon dhe do të sjellë vendim të dërgojë kërkesë për tërheqje të vendimit për azil. Gjithashtu, duke e shikuar ligjin hungarez, ata të cilët marrin azil, përderisa në të njëjtën kohë nuk marrin shtetësi, ose banim të përhershëm, vendimi i tyre për azil rishikohet, sipas detyrës zyrtare në çdo tre vite. Do të thotë, përderisa Gruevski nuk merr shtetësi, atëherë vendimi i tij madje edhe në këtë rast të mos shqyrtohet me kërkesë të Qeverisë, duhet sipas ligjeve hungareze të shqyrtohet në çdo tre vite”, sqaroi Deskoska.
Potencoi se do të dorëzohet kërkesë për azil dhe kur shteti do të dorëzojë kërkesë për ekstradim, ato dy procese, nëse shkojnë paralelisht, ekstradimi pret derisa nuk jepet vendim për azil ose nëse jo, megjithatë nuk sjellin kurrfarë vendimi dhe nuk e respektojnë procedurën për ekstradim, derisa nuk jepet vendim në procedurën për azil.
“Kjo procedurë e cila deri tani zbatohet në Hungari është procedurë të cilën ne e pritëm dhe e kemi ditur, se së pari do t’i jepet përparësi procedurës për azil, ndërsa pastaj mund të shqyrtohet çështja e ekstradimit. Kërkesa e ekstradimit është arsyetuar me të gjitha argumentet dhe derisa vendoset në bazë të procedurave juridike duhet të pranohet”, theksoi Deskoska.
Shtoi se deri tani me Hungarinë nuk kanë pasur problem rreth ekstradimit në asnjë rast dhe se Hungaria asnjëherë nuk ka ngritur kurrfarë çështje as për gjendjet në burgje as për dyshimet në veprimet e gjyqësisë që të refuzojë ekstradim. “Ky nuk është ekstradimi i parë që e kërkojmë, por shpresoj se nuk do të kërcejë të jetë i pari që do të refuzohet”, potencon Deskoska.
Në pjesën që ka të bëjë me pajtimet si bazë për refuzim të ekstradimit, Deskoska tha se ekzistojnë argumente që do të jepen në atë kërkesë për anulimin e azilit, sepse ai është vendim të cilin duhet ta sjellin autoritetet hungareze.
“Përvoja jonë nga ajo që është e drejtë praktike flet se nuk ka bazë për refuzim të ekstradimit”, theksoi ministrja e Drejtësisë.
Theksoi se nëse shihet tërë procesi dhe të gjitha informatat që vijnë nga fillimi i braktisjes së vendit deri në arritjen në Budapest, nga ana e Gruevskit, mund të kuptohet se bëhet fjalë për politikë të përzier shumë në këtë rast, duke shtuar se si shtet do t’i theksojmë argumentet juridike, dhe presim nga vendet që janë anëtare të BE-së të vendosin sipas parimeve evropiane.
Në lidhje me mundësinë nëse Gruevski ka kërkuar prej më herët azil, tha se procedura për marrje të azilit është tepër e shpejtë, e pazakontë për Hungarinë, ashtu që nuk përjashtohet as ajo mundësi ku është kërkuar nëse në Hungari ose në ndonjë vend tjetër.
Në ndërkohë ministri hungarez i drejtësisë Laslo Troçani tha se Qeveria hungareze e përjashton mundësinë për ekstradim të ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski në Maqedoni.
“Gruevski prejse e fitoi azilin në Hungari nuk mund të dorëzohet në vend në të cilin është cak i ndjekjes”, tha Troçani.
Shërbimi hungarez për migrim dhe refugjatë dje i lejoi azil politik Gruevskit, pas së cilës Maqedonia shpalli urdhër-arrest ndërkombëtar për shkak të vuajtjes së dënimit me burg prej dy vitesh. Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë dje te autoritetet hungareze e dorëzoi edhe kërkesën për ekstradim të Nikolla Gruevskit nga Hungaria.