Shkup, 11 janar – Kompania ajrore me buxhet të ulët “Viser” do të vendosë nëse do të marrë pjesë në thirrjen e Qeverisë së Maqedonisë për përkrahje financiare për vendosjen e linjave ajrore pasi që do të publikohen kushtet e reja për të cilat përgatitet strategji nga institucionet kompetente.
Marrëveshja e “Vizer” me Qeverinë e Maqedonisë nga e cila kjo kompani ajrore merr subvencione për realizimin e fluturimeve, përfundon në qershor, ndërsa siç deklaroi dje Josef Varadi, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i “Vizerit” pret që bashkëpunimi të vazhdojë. Qeveria në pres konferencën e djeshme në aeroportin e Shkupit tha se “Vizer” ka 63 për qind të pjesëmarrjes në qarkullimin ajror në Maqedoni. Vjet transportuan 1,2 milionë udhëtarë nga Maqedonia, për 20 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016. Sivjet, presin rritje të numrit të udhëtarëve për 23 për qind. Nga vitit 2011 deri në vitin 2017 “Vizer” ka transportuar gjithsej 4,1 milion udhëtarë nga Maqedonia dhe ka hapur 140 punësime direkte dhe 900 indirekte, Gjithsej ka investuar 400 milionë euro.
Numri i përgjithshëm i fluturimeve në të dy aeroportet, në Shkup dhe në Ohër, vjet është rritur për shtatë për qind dhe arriti 18.130. Me paralajmërimin e linjës Ohër-Vjenë, Vizeri do të ofrojë 20 destinacione me buxhet të ulët në 14 shtete nga dy aeroportet në Maqedoni, në Shkup dhe në Ohër. Alper Ersoj, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni theksoi se si kompani ajrore me pjesëmarrje të madhe në qarkullimin ajror presin që “Viser” të vazhdojë me zhvillimin e biznesit të tyre në tregun e Maqedonisë, me investimin e destinacioneve dhe rritjen e frekuencave të linjave ekzistuese ajrore.