Shkup, 5 qershor – Ndeshja miqësore midis Maqedonisë dhe Turqisë e zhvilluar në “Telekom Arena” u mbyll me barazim pa gola. Ishte ky barazimi i dytë në ndeshjen e 8-të mes këtyre dy përfaqësueseve, ku Turqia mbetet skuadër shumë më e mirë, me 5 fitore, kundrejt vetëm një fitore të Maqedonisë.