Maqedonia dhe Sllovakia me marrëveshje të re

2

Bratislavë, 25 tetor 2018 – Zëvendës ministri i Ekonomisë Kire Naumov, si bashkë-kryetar i Komitetit të Përbashkët nga ana e Maqedonisë dhe kolegu i tij sllovak Rastislav Çovanec, sot në Bratislavë e nënshkruan Protokollin nga Seanca e dytë i cili i përmban rezultatet nga bisedimet dyditore të frytshme dhe konstruktive të anëtarëve të Komisionit, me qëllim për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik në më shumë sfera midis dy vendeve.

“Përvoja juaj në projekte të realizuara reale në nivel evropian e nxiti nevojën për të iniciuar lidhjen e një Memorandumi bilateral për bashkëpunim në sferën e turizmit, me qëllim që të kontribuojmë për rritje në shkëmbimin turistik, tërheqjen e investimeve sllovake në turizëm, definimin e projekteve të përbashkëta dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis të gjithë autorëve në sferën e turizmit”, theksoi Naumov pas nënshkrimit të protokollit.

Ai dërgoi ftesë deri te kolegu i tij sllovak, që seanca e tretë e Komisionit të përbashkët të mbahet gjatë vitit të ardhshëm në Shkup dhe aty të nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim në turizëm.

Çovanec, shprehu bindje se pavarësisht ndryshimeve të shpejta dhe sfidave të reja të vendosura në revolucionin e katërt industrial, Sllovakia dhe Maqedonia kanë potencial të madh për përmirësim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shumë mundësi në sektorët tradicional të cilët mund të shfrytëzohen, siç janë energjia, mbrojtja e mjedisit jetësor, menaxhimi me mbeturina, ndërtim i infrastrukturës.

Sllovakia gjendet në vendin e 17-të në kuadër të tregtisë të Republikës së Maqedonisë me vendet e BE-së. Shkëmbimi tregtarë në vitin 2017 është 65,3 milion euro, ndërsa në shtatë muajt nga ky vit 56,8 milion euro, që paraqet rritje prej 58% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Comments are closed.