Shkup, 27 nëntor – Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Shqipërisë janë vendosur në vazon e katërt për shortin e fazës kualifikuese të Kupës së Botës 2022. FIFA publikoi së fundmi ndarjen e kombëtareve evropiane për shortin e 7 dhjetorit që do të mbahet në Zyrih. Ashtu siç parashikohej pas përfundimit të fazës së parë Ligës së Kombeve, UEFA përcaktoi që Maqedonia dhe Shqipëria të të vendosen në vazon e katërt për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Skuadra e trajnerit Igor Angellovskit në vazon e katërt do të jetë sëbashku me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.
Nga ana tjetër përfaqësuesja e Kosovës është lënë në vazon e pestë me Armeninë, Kazakistanin, Lituaninë, Qipron, Armeninë, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Letoninë dhe Andorrën.
Ekziston mundësia që kuqezinjtë dhe “Dardanët” të përballen për herë të parë në histori mes tyre në një ndeshje kompetitive. Ndarja e ekipeve kombëtare evropiane për shortin e eliminatore të Botërorit “Katar 2022” është kryer duke u bazuar te renditja e ekipeve sipas klasifikimit në FIFA.
Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.
Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.
Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.
Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, MAQEDONI e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.
Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.
Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.