“Nxitja e bashkëpunimit në turizëm përmes prezantimit të potencialeve të përgjithshme ekonomike në Tivat” është tema e forumit të sotëm të biznesit që e organizon Ambasada e Malit të Zi në Maqedoni në bashkëpunim me Shoqatën e hotelierisë dhe turizmit pranë Odës ekonomike të Maqedonisë.
Në forum pritet që të bëhet fjalë edhe për vendosje të linjës ajrore Shkup-Podgoricë-Sarajevë.
“Qëllimi i forumit është në pajtim me Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit mes Maqedonisë dhe Malit të Zi, i cili zbatohet tetë vite, të nxitet para se gjithash bashkëpunimi në turizëm, por edhe në sektorin e ushqimit, i cili direkt apo indirekt është i ndërlidhur me zhvillimin e turizmit dhe hotelierisë. Aktiviteti i im duhet të mundësojë lëvizje më të madhe të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në dy drejtimet, që si qëllim përfundimtar do të kontribuojë për vëllimin e rritur të bashkëpunimit ekonomik mes Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë, rritjen e numrit të turistëve në dy drejtimet dhe zhvillim i llojeve të reja të prodhimeve turistike”, informojnë nga Oda. Në forumin e biznesit do të marrin pjesë përfaqësues eminent nga fusha e hotelierisë dhe turizmit nga Maqedonia dhe Mali i Zi.