Prishtinë, 6 shtator – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë sot memorandum në fushën e regjistrimit të bizneseve.
Memorandumin në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës do ta nënshkruajnë drejtoresha e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, Nexhmie Selimi dhe drejtoresha e Qendrës për Regjistrimin e Bizneseve të Maqedonisë së Veriut, Marija Boshkovska.
Në ceremoninë, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë edhe ministri kosovar i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili do t’u drejtohet të pranishmëve me fjalim përshëndetës. (koha.mk)