Shkup, 15 shkurt – Bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Kosovës në sektorin e inovacioneve dakorduan në takimin në Shkup ekipet e të dy shteteve të udhëhequra nga drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik të Maqedonisë (FIZT) Jovan Despotovski dhe ministrit të Inovacioneve dhe Sipërmarrësisë të Kosovës Besim Beqaj.
“Lidhur me vendosjen institucionale, modeli i Ministrisë së Inovacioneve që e zhvillon Kosova, sipas shembullit të Sllovenisë dhe disa vende të tjera të BE-së mund të jetë i dobishëm edhe për Maqedoninë”, ka thënë Despotovski, kumtoi FIZT.
Në takimin janë prezantuar aktivitetet programore të FIZT, shërbimet, mundësitë që i ofron, planet dhe sfidat në periudhën e ardhshme, me theks në Planin qeveritar për rritje ekonomike shtylla e tretë e së cilës fokusohet në mbështetjen financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për inovacione dhe zhvillim teknologjik.
Nga ana e Kosovës janë theksuar sfidat me të cilat është ballafaquar Ministria e Inovacioneve dhe Sipërmarrësisë.
“Si Ministri edhe vet jemi në strat-ap, dhe për këtë dëshiruam të shohim si funksionon fondi juaj në pikëpamje të legjislacionit dhe financimit të sektorit privat”, ka theksuar ministri Beqaj”, kumtoi FIZT.
Persona profesional të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik në periudhën e ardhshme do të qëndrojnë në Prishtinë, me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të partnerit kosovar në zhvillimin e kornizës juridike dhe instrumenteve për financimin e kompanive.
Takimi u mbajt në nismë të Bankës Botërore.