Prishtinë, 16 maj – Ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë Ilija Streshevski sot realizoi takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës Bejtush Gashi, me të cilin ka biseduar për rrjedhën e punës të të dyja komisioneve shtetërore për hapjen dhe funksionimin e vendkalimt kufitar Stançiq-Bellanoc.
Sipas kumtesës së MPB të Kosovës pas takimit, të dyja palët kanë paralajmëruar rritje të dinamikës për funksionalizimin e kalimit, me qëllim që të sigurohet lëvizje e lirë e njerëzve dhe mallrave.
Në takim është biseduar për çështjet me interes të përbashkët për të dyja vendet, veçanërisht në planin e sigurisë.
“Ministri Gashi theksoi se bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë është strategjike, duke pasur parasysh si bazë koordinimet si dy vende fqinje, kur është në pikëpyetje lufta kundër krimit të organizuar, për çfarë përdoren edhe vendkalimet kufitare”, thuhet në kumtesë.