Shkup, 18 tetor – Ministri në Qeverinë е Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për marrëdhëniet me Diasporën, sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Izraelit në Republikën e Maqedonisë, Dan Oryan. Në këtë takim ministri informoi për miratimin e Informacionit për nevojën e hartimit të Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën 2018/2023, si një hap i parë drejt një qasjeje sistematike dhe institucionale të Diasporës, si një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë. Ambasadori Dan Oryan theksoi se Diaspora është partner shumë i rëndësishëm dhe se Izraeli ka përvojë të madhe me Diasporën ku me kënaqësi të veçantë do ti shkëmbejnë përvojat e tyre. Përvoja e Izraelit në angazhimin dhe involvimin e Diasporës së saj në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore është shumë e madhe dhe ka shumë për të mësuar prej tyre, si dhe besoj që bashkëpunimi i ndërsjellë do ketë rëndësi të madhe për ne që do të forcojë më tej miqësinë mes Republikës së Maqedonisë dhe Izraelit, theksoi Ministri Edmond Ademi.