Strumicë, 5 qershor– Maqedonia dhe Greqia do t’i realizojnë 37 projekte të përbashkëta në kuadër të Interreg IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar në shumë prej 36,2 milionë eurosh.
Ajo u raportua në Info ditën për zbatuesit e projekteve që mbahet sot në hotelin “Sirius” në Strumicë.
Nga gjithsej mjetet e parapara për realizimin e projekteve Maqedonisë i takojnë 14 milionë euro, ndërsa do të zbatohen projekte nga më shumë fusha të rëndësishme për qytetarët nga të dyja anët e kufirit.
“Realizimi i projekteve të mëparshme ndërkufitare më jep të drejtë që të pres rezultate të dukshme edhe nga kjo thirrje. Bëhet fjalë për projekte të cilat sjellin hapjen e vendeve të reja të punës, menaxhimin e përbashkët të rreziqeve dhe fatkeqësive, përmirësim të infrastrukturës, shërbime më cilësore shëndetësore në rajonet ndërkufitare. Me funksionimin e përbashkët të këtyre projekteve përforcohet bashkëpunimi midis komunave, sektorit civil, institucionet e të dy palëve”, tha Akeksandros Samaras, përfaqësues i Organit drejtues nga ana e Greqisë.
Projektet duhet të realizohen në 18 muajt e ardhshme dhe të përfundojnë në vitin 2020.