Shkup, 15 mars – Sistemi elektro-transmetues i Maqedonisë operatori MEPSO dhe sistemi elektro-transmetues grek operatori ADMIE do të punojnë në opsionet që t’i rrisin kapacitetet ndërkufitare për transmetim të energjisë elektrike me ç’rast do ta lehtësojnë tregtinë me energji elektrike dhe do ta rrisin sigurinë në punën e sistemeve fqinje.
Këtë e konkluduan drejtorët e të dy kompanive Sasho Vasilevski dhe Manos Manusakis në takimin zyrtar bilateral midis dy sistem operatorëve i mbajtur sot në Athinë, i pari pas vitit 2007.
Në takim, informojnë nga MEPSO, është konstatuar se prioritet i të dy vendeve është rritja e largpërçuesve të kapaciteteve për transmetim të energjisë elektrike.
“Për këtë arsye së shpejti do të formohen grupe pune të cilët në nivel teknik do të ofrojnë zgjidhje për rritje të kapaciteteve, ndërsa do të zgjidhet zgjidhja më e volitshme për të dy sistemet e cila do të aprovohet nga menaxhmentet e të dy kompanive. Ky projekt financiarisht mund të mbështetet nga të dy vendet ose nga fonde të Bashkimit Evropian”, thonë nga MEPSO.
Në takim, shtojnë, është dakorduar që gjatë majit të realizohet edhe një takim i nivelit më të lartë në të cilin do të konfirmohen hollësi të reja për përmirësim të bashkëpunimit midis sistem-operatorëve të së dy vendeve.