Sofje, 27 qershor – Ministri maqedonas për shoqëri informatike Damjan Mancevski dhe ai grek për politikë digjitale Nikos Papas, si dhe operatorët e telekomunikacionit të Maqedonisë dhe Greqisë, muajin e ardhshëm do të takohen për vendime konkrete dhe kornizë kohore për fillim të procedurave për uljen e çmimit të roamingut mes Greqisë dhe Maqedonisë, njofton Koha.
Në takimin e sotëm të Mancevskit dhe Papas në Sofje, ministri maqedonas e ka informuar kolegun e tij grek për marrëveshjen e bashkëpunimit e njëjtë të cilën e ka firmosur Maqedonia me Bullgarinë.