Shkup, 24 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev me delegacionin e përfaqësuesve qeveritarë, si dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë dhe në Selinë e Shenjtë me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Cirili dhe Metodi.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, sot, kryeministri Zaev dhe delegacioni do të mbërrijnë Bazilikën “Shën Klimenti” në lutje, ku do t’i presë kryetarin e Bazilikës, atin Tomas Mekarti. Në këtë Bazilikë, delegacioni qeveritar i Maqedonisë dhe Bullgarisë së bashku do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Shën Cirilit.
Kryeministri Zaev i shoqëruar nga delegacioni qeveritar nesër do të marrë pjesë në Audiencën te papa Françesku në Pallatin Apostolik në Vatikan, ndërsa pastaj kryeministri Zaev do të takohet me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.