Bruksel, 5 dhjetor – Në rend dite të ditës së dytë nga takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, sot Aleanca do të mbajë brifing për Ballkanin Perëndimor.
Ministrave do t’u bashkëngjitet përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogerini. Tema e bisedave, mes tjerash do të jetë avancimi i Maqedonisë ndaj anëtarësimit në NATO, si dhe përafrimi i Bosnje e Hercegovinës ndaj Aleancës.
Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se pritet që ministrat të konfirmojnë se janë të gatshëm ta fillojnë procesin me Sarajevën përmes pranimit të programit të parë vjetor kombëtar.
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në margjinat e takimit dje realizoi disa takime bilaterale, mes të cilave me kolegët e tij nga Greqia dhe Hungaria, si dhe me ministrin francez të Punëve të Jashtme. Dimitrov sot duhet të ketë takim bilateral me ministrin lituanez dhe të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik me vendet partnere në misionin “Mbështetje e vendosur në Afganistan.
Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sot duhet të kenë takim edhe me eurokomisarin për zgjerim Johanes Han.