Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtori i Drejtorisë të Sigurimit dhe Kundërzbulimit Goran Nikollovski dhe delegacioni i Komonveltit të Australisë i kryesuar nga ambasadori jo rezident i Australisë për Republikën e Maqedonisë Ruth Stjuard dhe ambasadori australian për luftë kundër terrorizmit Pol Foli sot nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit.
Në takim, siç njoftojnë nga MPB-ja u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim midis Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Australisë për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe u theksua bashkëpunimi i deritanishëm në nivele të shkëlqyera midis shërbimeve të sigurimit të të dy vendeve si dhe qëllimet për intensifikimin e bashkëpunimit.