Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski sot mori pjesë në takimin e përbashkët të ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme të vendeve të bashkëpunimit qendroro-evropiane në mbrojtje dhe të Forumit të Salcburgut, që mbahet në Vjenë të Austrisë. Në takimin kushtuar menaxhimit të përbashkët të sfidave të emigrimit, ministri Jolevski theksoi se Republika e Maqedoni dha kontribut të madh në mbylljen e rutës ballkanike të refugjatëve, ndërsa theksoi se edhe institucionet shtetërore të Maqedonisë kanë reaguar në mënyrë përkatëse, efektive dhe të koordinuar.
Në këtë kontekst tregoi edhe për ndihmën solidare të cilën Maqedonia e mori nga Austria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Serbia, si dhe vendet të cilat vendosën nëpunës të tyre policor në kufirin verior dhe jugor në mbështetje të policisë së Maqedonisë. Ministri Jolevski në fjalim u përqendrua edhe në hapat e radhës të cilat është e nevojshme të ndërmerren me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit të rajonit dhe më gjerë.
“Ne presim se të gjitha masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian, Aleanca e NATO-s dhe shtetet në këtë format, do të japin rezultate të mira. Në këtë kontekst, nga Bashkimi Evropian presim angazhim intensiv dhe lidership”, ka theksuar Jolevski. Ministri i Maqedonisë i Mbrojtjes shtoi se marrëveshja BE – Turqi duhet të respektohet, se ekziston nevoja e zhvillimit të koordinimit dhe këmbimit të informacioneve dhe të dhënave midis vendeve të së a.q. “Rutë ballkanike”, ndërsa njëherësh dhe se duhet të përshpejtohen proceset integruese të vendeve të rajonit në BE dhe NATO.
“Sfidat e krizës aktuale për migrim na flasin se takimet e këtij formati duhet të bëhen praktikë e rregullt, me pritjen të njëjtat të japin impuls në përforcimin e bashkëpunimit”, tha Jolevski para ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme të 14 vendeve të Evropës, duke e përfshirë edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu. Në margjinat e takimit ministri Jolevski, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, ka realizuar edhe takim bilateral me ministrin austriak të Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil.