Republika e Maqedonisë deri vitin e ardhshëm pritet që të ketë rritje të Bruto-prodhimit vendor prej 3,2 për qind, me çka në raport me të gjitha vendet evropiane do të gjendet në vendin e katërt për nga rritja, ndërsa deri vitin e ardhshëm pritet rritje prej 3,6 përqindve me çka shteti i Maqedonisë do të ishte i dyti me rritje më të madhe në vitin 2018 në të gjithë kontinentin evropian. Këtë e tregoi parashikimi dimëror ekonomik i Komisionit Evropian që sot në Bruksel e prezantoi kryetari i Eurokomisionit i angazhuar për euron dhe stabilitetin fiskal Valdis Dombrovskis dhe eurokomisar për çështje ekonomike dhe financiare, Pjer Moskovisi.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, së bashku me Poloninë, e cila pritet që të ketë rritje të BPV-së prej 3,2 përqindve, Maqedonia këtë vit do të gjendet në vendin e lartë të gjashtë në Evropë sipas rritjes ekonomike. Ajo që është më me rëndësi për shtetin e Maqedonisë është që KE-ja parashikon se papunësia do të bie proporcionalisht me rritjen e punësisë, kështu që nga 24,4 për qind të papunësuar në vitin 2016, këtë vit kjo përqindje pritet të bie në 23,3 për qind, ndërsa në vitin 2018 në 22 për qind, që do të ishte rënie rekorde e papunësisë në historinë e Maqedonisë së pavarur.
Bashkimi Evropian është treguar rezistent ndaj sfidave globale vitin e kaluar, kështu që pritet rikuperimi ekonomik evropian të vazhdojë edhe këtë vit dhe të ardhshmën, me ç’rast për herë të parë pas pothuajse një dekade ekonomitë e të gjitha vendeve-anëtare të BE-së pritet të rriten gjatë gjithë periudhës së parashikimit ekonomik për vitin 2016-2017 dhe 2018. Megjithatë, dukjet janë të rrethuar me siguri më të lartë se e zakonshmja. BPV-ja reale në Eurozonë është rritur në 15 tremujoret e njëpasnjëshëm, ndërsa punësimi rritet me temp stabil, ndërsa papunësia vazhdon të bie, edhe pse ajo mbetet nën nivelin e para krizës. Konsumi privat akoma është motori i rikuperimit, ndërsa rritja e investimeve edhe më tej mbetet kontestues.
Në parashikimin dimëror të publikuar sot, Komisioni Evropian pret rritje të Eurozonës të BPV-së nga 1,6 për qind në vitin 2017 dhe 1,8 për qind në vitin 2018. Rritja e BPV-së në BE si tërësi duhet ta përcjell modelin e ngjashëm dhe parashikohet në 1,8 për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Megjithatë, rreziqet rreth këtyre projeksioneve janë jashtëzakonisht të mëdha edhe krahas asaj që edhe rreziku nga ngritjet dhe mungesat është rritur, megjithatë bilanci i përgjithshëm mbetet në linjë të tatëpjetë. “Rimëkëmbja ekonomike në Evropë vazhdon pesë vite me radhë. Në këto kohëra të pasigurta, megjithatë, është e rëndësishme se ekonomitë evropiane mbesin jo konkurruese dhe përshtaten në rrethanat e ndryshueshme. Kjo kërkon përpjekje për reforma të vazhdueshme strukturore. Gjithashtu, duhet të fokusohemi në rritjen inkluzive, duke u siguruar se rimëkëmbja do të ndjehet nga ana e të gjithëve. Me ngritjen e inflacionit nga niveli i ulët, nuk mund të presim që stimuli vijues monetar të vazhdojë përgjithmonë. Prandaj, vendet me nivel të lartë të deficitit dhe borxhit duhet të vazhdojnë ta zvogëlojnë dhe të bëhen më rezistentë të goditjeve ekonomike”, theksoi nënkryetari i KE-së, Dombrovskis.
Në lidhje me Republikën e Maqedonisë, në parashikimin dimëror të BE-së theksohet se “rimëkëmbja më gjerë e bazuar e ekonomisë është ekspozuar në rrezik nga kriza politike”. Kështu, Komisioni Evropian thekson se pritja e stabilizimit të shpejtë të situatës politike në vend në periudhën pas zgjedhjeve në dhjetor të vitit 2016, tani është vendosur për ekonominë që të rimëkëmbet nga ngadalësimi i rritjes të shënuar gjatë vitit të kaluar. “Në bazë të bazave të fuqishme, parashikimi tregon në kontributin gjithnjë e më të madh të konsumit vendor për rritjen ekonomike, besimi i investitorëve kthehet dhe ka edhe shtesë të vogël pozitive nga sektori i jashtëm në mes të shtrëngimit gradual të çmimit në mjedisin jetësor de përmirësimin e mëtutjeshëm të punësimit”, thekson KE-ja për Maqedoninë.
KE-ja në parashikimin dimëror thekson se “investimet e dobëta e kanë kontestuar rritjen në vitin 2016”, dhe kështu theksohet se ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar në Maqedoni në tre mujoret e para të vitit 2016, në lidhje me periudhën e njëjtë një vit më herët edhe atë për 0,4 për qind pikë deri në 2,7 për qind. Në lidhje me aktivitetin ndërtimor në shtetin e Maqedonisë, KE-ja thotë se i njëjti ka vazhduar të zgjerohet me ritëm solid, por se sektori i prodhimtarisë është zvogëluar deri në shtator të vitit të kaluar. Mosbalancimi i jashtëm ka mbetur i kufizuar dhe është mprehur gjatë verës. Por, deficit i llogarisë vijuese është rritur dukshëm në vitin 2016, në krahasim me vitin 2015, ndërsa deficiti i saldos bazë është zgjeruar dhe derdhja e transfereve private është zvogëluar.
Duke e pas parasysh atë që pritet rritje e investimeve dhe kredive të subjekteve korporative, Komisioni Evropian parashikon se rritja e BPV-së së Maqedonisë është që sigurisht të rritet deri në 3,2 për qind në vitin 2017, si dhe deri në 3,6 për qind në vitin 2018. Në këtë, kontribut më të madh pritet nga konsumi vendor, përmes shpenzimit stabil të konsumit personal dhe përfitimeve nga rritja mesatare e çmimeve të konsumit dhe përmirësimit të mëtutjeshëm të tregut të punës. Lidhur me tregun e punës në Republikën e Maqedonisë, Eurokomisioni thotë se i njëjti ka “përmirësim të turpshëm” nga vera. Rritja vjetore e punësimit është ngadalësuar në kuartalin e tretë në Maqedoni, por edhe një rënie në fuqinë punëtore kiontribuar për ulje të mëtejshme të shkallës së papunësisë deri në 23,4 për qind në kuartalin e tretë të vitit 2016.
Sipas KE-së, një pjesë e madhe e vendeve të reja të punës në Maqedoni janë krijuar përmes masave qeveritare për punësim. Ndërsa, mbështetur nga përforcimi i ripërtërirë i kërkesës vendore dhe programet e vazhduara të mëdha në sektorin publik, punësimi, me siguri, do të rritet edhe më shumë në vitin 2017 dhe 2018, edhe pse ngadalshëm. Në kombinim me kontraksionin e vazhdueshëm të fuqisë punëtore për shkak të migrimit dhe demografisë, KE-ja pret që kjo të sjellë ulje plotësuese të të shkallës së papunësisë. Megjithatë, në parashikimin dimëror ekonomik të Komisionit Evropian, për Maqedoninë parashikohet se “përforcimi i pritur ekonomik është sjellur në rrezik nga pasiguria e vazhduar politike pas zgjedhjeve në dhjetor të vitit 2016”, dhe se kjo “do të mund ta shtypë rritjen investuese private dhe ta mbytë konsumin e amvisërive. Lidhur me politikën fiskale të Maqedonisë, Eurkomisioni thotë se e njëjta “ka mbetur e disponueshme gjatë vitit”, edhe atë me dy ribalance të buxhetit në mes të vitit, që ka siguruar stimul për rritje. Këtu janë përfshirë pagesat e njëfishta të viktimave nga përmbytjet e vitit të kaluar, si dhe rritja mesatare shtesë e pensioneve prej pesë për qind në dhjetor të vitit të kaluar.