Organizatat joqeveritare nga “Maqedonia bllokon”, të cilat janë kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe kërkojnë shpërndarje të Kuvendit dhe shpallje të zgjedhjeve, më 1 dhjetor (e shtunë) nga ora 12:00 do të organizojnë protestë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në të njëjtën kohë kur është caktuar seanca kuvendore për projekt-amendamentet e Kushtetutës.
“Në të njëjtën ditë në të njëjtën kohë, brenda në Kuvend deputetët do të votojnë për projekt-amendamentet kushtetuese, ndërsa jashtë para Kuvendit do të jetë populli ta mbrojë shtetin dhe popullin e Maqedonisë. Futemi në betejën finale të mbrojtjes së shtetit dhe popullit të Maqedonisë. Shansa e fundit për gjeneratën tonë. Politikat antimaqedonase e prekën majën, ose do të lejojmë pushteti marionet në Shkup të fshijë gjithçka që është maqedonase ose Maqedonia do të fitojë që të mbesim vetvetja, të tretë nuk ka. Qëllimi i protestës mbarëpopullore është me një kusht, ndërsa ajo është shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet pa Zoran Zaevin si kryeministër, kumtoi “Maqedonia bllokon”, sot në konferencën për shtyp.