Shkup, 9 janar – Anëtarë të shoqatës qytetare “Maqedonia bllokon”, të cilët protestojnë para Kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimeve kushtetuese, kërkuan nga policia që t’i lëshojë tre pjesëtarët e saj, të cilët do të marrin pjesë në seancën plenare dhe do t’ua transmetojnë porositë nga protesta deputetëve.
Ata nga sigurimi i Kuvendit ishin lajmëruar se seanca është anuluar për pasdite në orën 16.
“I porosis deputetët që të dalin këtu dhe të na bashkëngjiten. Paratë shpenzohen, por në histori do të shënohen si tradhtarë. Maqedonia do të mbijetojë, sot ose nesër, Maqedonia ka qenë dhe do të jetë”, tha Dragan Ugrinovski nga “Maqedonia bllokon”.
Zharko Grozdanovski nga shoqata “Vëllazëria e krishterë” e ftoi presidentin Gjorge Ivanov që t’i bashkëngjitet protestës dhe të shpallë gjendje lufte, sepse para tij personalisht Zoran Zaevi ka dhënë garanci se nuk do ta ndryshojë emrin dhe kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ndërsa nëse këtë nuk e bën, theksoi se edhe ai hyn në listën e tradhtarëve.
Kryetari i “Maqedonia unike” Janko Baçev deklaroi se një anëtar i tyre është në bisedë me presidentin Ivanov në kabinetin e tij.
“Ko është vetëm faza e parë. Kjo është rruga më e lehtë që sot t’i pengojmë që ta kryejnë tradhtinë kombëtare. Megjithatë, ka edhe një rrugë që do të vjen në mënyrë shtesë, nëse kjo nuk ka sukses. Ky është pushtet marionetash i cili nuk dëshiron ta respektojë popullatën. Më 30 shtator populli qartë u shpreh. Për këtë, se a do të duhet t’i lejojmë që të fshijnë gjithçka që është maqedonase”, tha Baçev në protestë.
Protesta e sotme është e organizuar nga shoqatat qytetare “Tvrdokorni” dhe “Maqedonia bllokon”. Rruga para Kuvendit është bllokuar plotësisht, ndërsa vërehet edhe prani e përforcuar e policisë.
Protesta, siç thonë organizatorët, do të zgjasë derisa nuk përfundon seanca plenare, do të bëjnë presion dhe nuk do të lejojnë të miratohen ndryshimet kushtetuese.