Shkup, 23 dhjetor – “Maqedonia Bllokon” paralajmëroi se në periudhë nga ora 13:00 deri në orën 15:00 do të bllokojë rrugën Kërçovë-Ohër.
Ky bllokim, siç theksojnë nga “Maqedonia bllokon”, vjen në kuadër të aktiviteteve për protesta dhe bllokada jashtë qytetit të Shkupit me qëllim pengimin e ndryshimit të Kushtetutës.