Shkup, 23 qershor – FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve për muajin qershor teksa përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka regjistruar rënie për 2 pozita në renditjen e fundit të kombëtareve, sipas FIFA-s.
Maqedonia mban pozitën e 64-të, me 1.375 pikë dhe është pas Islandës, ndërsa para Sllovenisë dhe Shqipërisë. Kjo e fundit nuk ka shënuar asnjë lëvizje nga muaji mars.
Shqipëria ka humbur disa pikë nga muaji i kaluar, e megjithatë mbetet në vendin e 66-të. Kuqezinjtë nuk ia dolën të fitonin asnjë nga dy ndeshjet e Nations League në Ligën B teksa pësuan disfatë në shtëpi ndaj Izraelit dhe barazuan në transfertë ndaj Islandës dhe diçka e tillë është reflektuar me humbjen e 10.05 pikëve në renditjen e FIFA-s.
Ndërkohë, Kosova është ngjitur në klasifikim dhe nga muaji i kaluar ka përfituar një pozicion ndërsa tashmë renditet në vendin e 106-të.
Sa i takon kreut të renditjes, ajo mbahet nga Brazili që ndiqet nga Belgjika ndërsa Argjentina pozicionohet e treta. Në dhjetëshen e parë janë edhe Franca, Anglia, Italia, Spanja, Holandë, Portugalia e Danimarka. Ndërsa jashtë 10-tëshes përfundon Gjermania apo edhe Kroacia që renditet e 15-ta.