Shkup, 4 qershor – Maqedonia mbetet prapa vendeve evropiane sa i përket sigurisë së komunikacionit në rrugë. Analizat tregojnë se në vendet e Bashkimin Evropian mesatarisht ka 5.2 viktima në trafik në 100,000 banorë, ndërkaq në Maqedoni, 7,1 viktima në 100,000 banorë.
Për këtë arsye nga institucionet kompetente paralajmërojnë në vjeshtë formim të trupit ekzekutiv për siguri në rrugë në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet kompetente. Qëllimi i tij do të jetë të punojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.
“Bëhet fjalë për numra të tmerrshëm dhe për këtë nga ana jonë do të ndërmarrim gjithçka që ta zvogëlojmë numrin e viktimave në rrugë dhe maksimalisht ta rrisim sigurinë. Në vendet nga Bashkimi Evropian ka mesatarisht 5,2 viktima në komunikacion në 100,000 viktima, ndërsa në Maqedoni ka 7,1 viktima në 100.000 banorë”, deklaroi Sugareski në suaza të konferencës ndërkombëtare “Siguri në rrugë”.
Vlerësimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve është që të rritet siguria në rrugë është e nevojshme rehabilitimi i rrugëve ekzistuese, projektim i rrugëve të reja të rritet në nivel më të lartë, të ketë vetëdije më të madhe te shoferët dhe kontroll më të madh dhe ndëshkime nga institucionet kompetente.
“Për herë të parë në Maqedoni, ka pikë kontrolli ku xhirohet një pjesë e autostradës Demir Kapi-Smokvicë. Vitin e ardhshëm deri në këtë kohë do të mbulohet edhe pjesa nga Velesi deri në Demir Kapi. Ka kontroll, por duhet të ketë edhe dënime. Është e papërgjegjshme kur shihni dikush në tunel duke ngarë 180 kilometra në orë”, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Zoran Kitanov.
Për vitin e ardhshëm planifikohet tërësisht pjesa rrugore nga Korridori 10 të mbulohet me kamera.
Sipas analizave të caktuara, të ndarë me 32 shtete në Evropë, Maqedonia është mes pesë vendeve të fundit sipas sigurisë në komunikacion.