Maqedoni, vitin e kaluar ka pasur rreth 580 mijë automjete të paregjistruara!

Shkup, 26 dhjetor – Kompanitë e sigurimit në Maqedoni nëpërmjet Byrosë nacionale për sigurim më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm do të propozojnë deri tek Ministria e financave dhe Komisioni për përgjegjësi automobilistike në Qeveri të gjejnë zgjidhje sistematike për numrin e veturave të paregjistruara dhe sjellje të lartësisë së përqindjes prej një në dy sipas standardeve evropiane

Në vend sipas statistikave të MPB-së gjatë vitit të kaluar ka pasur 573.725 automjete të paregjistruara prej të cilave 407.089 janë vetura. Në Shkup, numri i automjeteve të paregjistruara ka qenë 201.737 prej të cilave 158.178 janë vetura, njofton Koha.

Në vend, çdo automjet edhe një dit pas skadimit të afatit të regjistrimit llogaritet si e pa siguruar.

Kompanitë e sigurimit vlerësojnë se është rritur në mënyrë drastike numri i veturave që nuk janë siguruar në kohë. Bazuar në këtë të dhënat e  Byrosë nacionale  tregojnë se në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015 nuk janë siguruar 45.000 automjete motorike.

“Nëpër rrugët e Maqedonisë për çdo ditë qarkullojnë numër i madh i veturave të pa siguruara apo pa regjistruara, por këtu hyjnë edhe vetura nga shtetet e jashtme, që paraqet problem të zgjeruar institucional por edhe biznes problem. Një numër i madh automjetesh voziten pa bërë kohë të gjatë kontrollim teknik gjë kjo që ndikon direkt në pjesëmarrësit në komunikacion si dhe në industrinë siguruese që i paguan dëmet’, ka thënë mes tjerash Trajçe Latinovski, drejtor general i Byros Nacionale  për sigurim.

Ai shtoi se të gjitha dëmet e shkaktuara nga automjetet e pa siguruar dhe të pa njohura paguhen nga ana e industrisë siguruese.

Analizat statistikore tregojnë se në nivel republikan mesatarisht nga ana e Fondit garantues paguhen rreth 2 milion euro për dëme të shkaktuara nga vetura të pa regjistruara dhe të pa njohura dhe rezervohen dëme prej 3.5 milion euro.

Në pajtueshmëri më Ligjin për siguri në trafik dhe rrugë, automjeti që qarkullon në rrugë i pa regjistruar do të paguaj dënim prej 500 eurosh në vlerë denari, ndërsa edhe 100 euro dënim për shoferin i cili drejton automjet të pa siguruar/regjistruar.

Në pesë vitet e fundit policia ka shqiptuar 179.423 masa preventive ndaj shoferëve që kanë shfrytëzuar vetura të pa regjistruara, ndërsa janë shqiptuar dënime prej 500 eurosh në 2254 raste. (koha)