Shkup, 28 dhjetor – Paga mesatare në Slloveni në muajin tetor arrin në 1.056,47 euro, ndërsa në Maqedoni 381,90 euro.
Në Kroaci rroga mesatare ka qenë 795,53 euro, Mali të Zi 511 euro, Bosnje 436 euro, Serbi 396,29 euro.
Gjatë vitit 2017, rritje më të madhe të rrogës mesatare ka pasur në Kroaci për 45,83 euro, më së paku në Bosnje për 8,13 euro dhe Mal të Zi 8 euro, transmeton Medial.mk.
Në Slloveni gjatë vitit 2017 paga mesatare është rrit për 36,07 euro, në Serbi për 26,59 euro dhe Maqedoni 18,10 euro.