Shkup, 31 tetor – Në vendet e Evropës qendrore dhe jugore qytetarët në muaj kursejnë 10.4% më shumë se vjet, me çka në Austri qytetarët në muaj kursejnë nga 239 euro, ndërsa në Serbi nga 37 euro. Kështu tregojnë të dhënat e hulumtimit të bërë nga grupacioni i Bankave Erste me titull “Paratë në fokus”. Sipas kësaj, sllovenët kursejnë nga 106 euro në muaj, rumunët 53 euro, kroatët nga 63 euro në muaj, ndërsa qytetarët e Maqedonisë bazuar në hulumtim si dhe në të dhënat e Entit shtetëror për statistikë arrijnë të kursejnë vetëm nga 1804 denarë në vit!