Maqedoni, nga e marta shi dhe mot më i ftohtë

0

Deri të hënën do të vazhdojë periudha e motit stabil, i thatë dhe i nxehtë për këtë periudhë të këtij viti, kumtojnë Enti Hidro-Meteorologjik. Nga e marta do të ketë vranësira më të mëdha me reshje të shiut dhe erë të përforcuar të përkohshme në drejtim perëndimor.

Temperatura ditore do të bien ndjeshëm, në pjesën më të madhe të vendit temperatura do të bie më shumë se 10 gradë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nesër moti do të jetë kryesish i nxehtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare në drejtim të jugut. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 5 deri 14 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të jetë nga 26 deri 32 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Temperatura do të lëviz prej 12 deri 31 gradë celcius.

Comments are closed.