Shkup, 12 dhjetor –Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin akademik 2016/2017 janë regjistruar 58.083 studentë që paraqet 3% më pak studentë në krahasim me vitin akademik 2015/2016, shkruan Koha. Numri i studentëve të regjistruar femra në vitin akademik 2016/2017 është 32.297 ose 55.6%. Pjesa më e madhe apo 86.6% e studentëve janë regjistruar në universitete shtetërore, derisa 13% janë regjistruar në ato private. Sipas ESHS-së, në vitin 2016 kanë diplomuar 2.5% më pak studentë se në vitin 2015. Gjithashtu, statistikat thonë se vitin e kaluar kanë magjistruar 2021 persona ose 93.1% janë magjistra dhe 140 ose 69 janë specialistë. Numri i magjistrave dhe specialistëve në krahasim me vitin 2015 është ulur për 17.2%. Prej numrit të përgjithshëm të të magjistruarve të shkencës vitin e kaluar madje 58%.9% janë femra, thonë të dhënat e ESHS-së.