Shkup, 29 gusht – Numri i martesave në tremujorin e dytë të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është ulur për 1,4 për qind.
Në këtë tremujor, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistika, janë bërë 3.413 martesa. Shkurorëzimet në këtë tremujor shënojnë ulje prej 19,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017 dhe paraqet 394 shkurorëzime.