Shkup, 30 mars – Para dhjetë ditës UEFA vendosi që ndeshjet e anuluara të muajit mars për plasman në Kampionatin Evropian 2020 ose tani Kampionati Evropian 2021, të luhen me 4 dhe 9 qershor. Që donë të thotë se ndeshja historike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në vend se 26 mars, edhe zyrtarisht u vendos të luhet më 4 qershor, e gjithë kjo shkaku i Koronavirusit që e ka kapluar pothuajse gjithë botën.
Megjithatë, pandemia me koronavirusin assesi të paktën të ngadalësohet. Parashikimet thonë se në Evropë futboll nuk do të luhet deri në muajin maj. Ndërkaq, logjika thotë se sipas gjitha gjasave edhe terminët e qershorit për tu zhvilluar ndeshjet e balotazhit, vihen në dyshim të madh. Veçanërisht nëse dihet se, nëse luhet futboll, prioritet do të jenë kampionatet shtetërore, të cilët do të luheshin çdo tre ditë. Kështu, spekulimet shkojnë deri atje se mund të shtyhen përsëri ndeshjet e balotazhit, kësaj radhe ato do të luheshin në vjeshtë.
Ajo që duhet pritur është se KOVID-19 , megjithatë do të mundet sa më parë, dhe se në mbrëmjen e 4 qershorit në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ku pritet të jenë 30 mijë shikues, do të zhvillohet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. (B.K)