Shkup, 30 mars – Numri i të punësuarve në sektorin publik është 139.009 konform gjendjes deri më 31 dhjetor të vitit 2017, deklaroi sot në konferencë për shtyp ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, duke e prezantuar Raportin vjetor nga Regjistri i të Punësuarve në Sektorin Publik.
Theksoi se analiza e kryqëzuar e MSHIA, Agjencisë për Punësim të RM-së, Ministrisë së Financave dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor tregon se sektori publik i Maqedonisë ka 1.299 institucione ku marrëdhënie pune kanë bazuar 128.722 persona.
“Përmes Agjencisë për Punësim të Përkohshëm në institucionet e sektorit publik janë të angazhuar gjithsej 1.624 persona dhe ata kanë status të të punësuarve në sektorin publik dhe nuk hyjnë në analizat e këtij raporti”, theksoi Mançevski.
Si për krahasim, shtoi Mançevski, përmes Agjencisë për punësime të përkohshme deri në maj të vitit 2017 janë angazhuar 2.064 persona. Theksoi se në shoqatat aksionare qind përqind me pronësi shtetërore ka 8.633 të punësuar, ndërsa përmes agjencive për punësime të përkohshme edhe 30 të punësuar.
Sipas tij, për dallim nga numrat në përfundim me dhjetorin e vitit 2016 ka ulje të numrit të të punësuarve në sektorin publik për 951 edhe pas shumë dekadave janë vërejtur tendenca të uljes në numrin e përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik.
Në pikëpamje të përfaqësimit gjinor në sektorin publik 54 për qind janë gra, ndërsa 46 janë burra. Sipas përkatësisë etnike maqedonas ka 75,36 për qind, shqiptarë 19,31, turq 1,84, romë 1,14, serbë 0,91, boshnjakë 0,39…
Në pikëpamje të arsimimit në sektorin publik ka 42,45 për qind të punësuar me arsim të lartë, derisa me arsim të mesëm janë të punësuar 34,81 për qind.