Shkup, 28 qershor – Më parë gra me silikon mund të shihnim vetëm në televizion. Por sic ecën koha, ashtu ky trend afrohet edhe në Maqedoni.
Gjithnjë e më shumë pacientë janë të interesuar për operacione estetike, ndërsa në dhjetë vitet e fundit numri i klientëve është dyfishuar.
Banoret e Maqedonisë interes më të madh paraqesin për rritje dhe zvogëlim të gjoksit. Përskaj kësaj, interes i madh shprehet për humbjen e barkut, shtrëngim në disa pjesë tjera të trupit, ndërsa shpesh edhe operim i veshëve tek fëmijët.
Në Klinikën për kirurgji plastike dhe rikontruisve, bëhet edhe ndryshim i hundës, tërheqje të fytyrës dhe qafës, kapakëve të syve, ngritjen e gjinjve, ngritjen e vitheve, gjithashtu edhe rritje e buzëve, transmeton Koha.
Kjo tregon se operacionet plastike nuk janë temë tabu për vendin tonë.
Më shtrenjtë kushton rritja e gjinjve, edhe atë më së paku 1.500 euro,nëse dëshironi të ndryshoni apo tërheqin fytyrën u duhen së paku 1.250 euro, ndërsa përmirësimi i formës së hundës rreth 600 euro.
Në Maqedoni gjithashtu ka interes edhe për operim që ndryshon gjininë./skopjeinfo/