Shkup, 10 mars – Të kesh një prapanicë të madhe është bërë hit dhe ëndërr e parealizuar tek ata që nuk ua ka dhënë natyra. Gratë praktikisht “mbyten” së ushtruari në teretanë që ta arrijnë atë, ndërsa disa vendosin atë ta bëjnë me korigjim estetik, njofton Koha.
Nëse keni prapanicë të mbushur kjo mund tua risë shanset tek meshkujt, dhe tu shërbej në shëndetin tuaj. Në botë prapanica më të famshme janë ajo e Xhenifer Lopezit, Bijonsit, Selma Haek dhe motrat Kardashian.
Për ata që nuk kanë shprehi për ushtrime ose potencial për të fituar prapanicën në mënyrë natyrore, munden nëpër shtandet e tregu dhe shitoret të blejnë breg të cilat e zmadhojnë prapanicën, si dhe pantollona të cilat e formësojnë dhe shtrëngojnë pjesët që të ngrisin prapanicën e cila në mënyrë vizuale fiton madhësi, çmimet e këtyre sillen prej 500 deri 1000 denar.
E pa diskutueshme është që prapanica e madhe për burrat është shumë seksi, megjithatë çka në të vërtetë i bën shëndetit tuaj? Nëse është natyral, ai është i përbëri prej shtresave yndyrore dhe muskujve. Së fundmi një hulumtim konstatoi se gratë e këtij lloji i kanë shanset më të vogla për diabet por mund të fitojnë infarkt. (KOHA)
Burimi: Skopjeinfo.