Shkup, 28 maj – Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë është ulur për 1,6 për qind dhe arrin 5.255 fëmijë të lindur të gjallë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Numri i personave të vdekur në tremujorin e parë nga viti 2018 shënon ulje prej 11.4 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2017 dhe arrin 5.432, ndërsa prej tyre 22 janë fëmijë të porsalindur.
“Të dhënat e ESHS tregojnë se rritja natyrore arrin 177, që do të thotë për aq persona është më i vogël numri i fëmijëve të lindur të gjallë nga numri i personave të vdekur.
Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor të këtij viti është ulur për 1,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti 2017 dhe arrin 2.532 martesa. Në këtë tremujor janë marrë 250 raporte për divorce.