Shkup, 30 tetor – Maqedonia ka shkallë të lartë të përfaqësimit të fatkeqësive në vendin e punës në krahasim me shtet evropiane, edhe pse nga viti në vit vërehet ulje e numrit të fatkeqësive në vendin e punës. Vitin e kaluar në Maqedoni, numri i fatkeqësive në vendin e punës ka arritur në 2.62 ose në çdo 100.000 të punësuar kanë vdekur nga 2 persona, që relativisht paraqet shkallë të lartë krahasuar me Britaninë e Madhe ku shkalla e rasteve të vdekjes përfaqësohet me 0.5%, bën të ditur Gazeta Koha. Të dhënat me të cilat posedon Shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës për vitin 2016, tregojnë se në Maqedoni vitin e kaluar kanë ndodhur 94 fatkeqësi në punë nga të cilat 19 kanë qenë fatale. Shkallë të lartë paraqet edhe numri i punëtorëve të lënduar në vendin e punës, përkatësisht në çdo 100.000 të punësuar, vitin e kaluar janë lënduar 13 punëtorë në vendin e punës.