Shkup, 15 shkurt – Drejtoria e të hyrave publike informoi se vitin e kaluara nëpër bastoret e Maqedonisë kanë hyrë rreth 200 milion euro, analizon portali Faktor.
Shifrat fantastike tregojnë se qytetarët tanë kënaqen në lojërat e fatit. Matematika e vogël jep edhe rezultate më interesante. Numrat tregojnë se secili prej 2 milion qytetarëve bazuar në regjistrimin e fundit në vit len 100 euro në bastore. Nëse këtu merret parasysh se një numër i madh i këtyre 2 milion janë fëmijë dhe njerëz të lidhur, por edhe femra që më rrallë hetohen, del se mesatarisht një qytetar i Maqedonisë brenda vitit në bastore len një rrogë mesatare.
Në dit, në Maqedoni paguhen diçka më pak se 550.000 euro, ndërsa përqindja thotë se çdo qytetarë në dit harxhon 17 denarë nëpër bastore.