Shkup, 2 nëntor – 2 nëntori është Dita ndërkombëtare për parandalimin dhe mos dënimin e krimeve kundër gazetarëve. Në Maqedoni pesë vitet e fundit ka pasur 54 sulme ndaj gazetarëve, por asnjë nga kryerësit nuk është ndëshkuar, transmeton KOHA. Sipas të dhënave që i posedon Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), të marra nga qeveria, nga 54 sulme ndaj gazetarëve në pesë vitet e fundit, vetëm 10 raste kanë parashtruar pesë vepra penale dhe pesë padi. Por, sië potencon kryetari i SHGM-së, Naser Selmani nuk kanë informata për fatin e atyre proceseve, sepse prokuroria dhe gjyqësori nuk informojnë se deri në cilën fazë kanë arritur lëndët. “Lëndët tjera ose nuk janë hulumtuar fare ose sulmuesit kanë kaluar vetëm me vërejtje të shkruar në letër. Në periudhën e ardhshme do të punojmë me qeverinë e re të krijojnë mekanizëm institucional për dënim dhe dhunë ndaj gazetarëve. Në këtë mekanizëm duhet të marrin pjesë policia, prokuroria dhe gjyqësori” tha Selmani për REL.