Tridhjetë për qind e të rinjve në Maqedoni punojnë në të zezë, tregoi analiza e Fondacionit për demokrati Westminister. Jo moti kohë, Banka Botërore publikoi që vendin tonë e kanë braktisur 500.000 persona, prej tyre dy të tretat të aftë për punë, ndërsa një e treta janë kuadër me arsim të lartë – pjesa më e madhe nga IT sektori
Shkup, 3 gusht – Maqedonia po ballafaqohet me problem kronik të papunësisë, ndërsa e gjithë gjendja me krizën e koronës edhe më shumë e ka përkeqësuar situatën. Numri i të papunëve nga fillimi i muajit janar, kur ka qenë 104.409 persona, deri në fund të muajit maj është rritur për 16.800 persona, ndërsa nga marsi deri në maj – kur ka eskaluar kriza ekonomike për shkak të shpërthimit të Covid-19, numri i të papunëve është rritur rreth 15.400 persona. Nëse gjurmojmë edhe më thellë në numrat zyrtar, të dhënat në këtë periudhë tregojnë rritjen e papunësisë te të rinjtë në të gjitha kategoritë e moshave.
Në maj, në Agjencinë e Punësimit janë regjistruar gjithsej 25.886 persona të papunë në moshën prej 15 deri 29 vjet, që në krahasim me muajin janar – paraqet rritje për 5063 të rinj të papunë. Konkretisht, vetëm për pesë muaj, numri i atyre që nuk kanë një vend pune prej 15 deri 29 vjet është rritur për 146, te të rinjtë prej moshës 20 deri 24 vjet për 2.458, ndërsa i të papunëve prej moshës 24 deri 29 vjet është rritur për 2.459. Kjo tregon që 21.4% nga kërkuesit aktiv të evidentuar në maj kanë qenë të rinj. Me fuqizimin e krizës shëndetësore, vetëm nga fillimi i muajit mars deri në fillim të qershorit, numri i të rinjve të papunë është rritur për 3.482 të papunësuar.
Përveç Agjencisë së Punësimit, shkallën e papunësisë e mat edhe Enti Shtetëror i Statistikës, gjegjësisht publikon të dhëna për atë se sa është përqindja e të papunëve në krahasim me ata që duan të punojnë (pa marrë parasysh a janë të punësuar ose jo). Në fund të tremujorit të parë, shkalla më e lartë (përqindja e të papunëve në krahasim me ata që duan të punojnë) e papunësisë prej 34.9% është regjistruar te të rinjtë të moshës prej 15 deri 24, ndërsa në të njëjtën kohë te ky grup është regjistruar edhe shkalla më e ultë e punësimit prej 20.8%.
“Këto numra janë pritur”, thotë Branimir Jovanoviq, ekonomist dhe një nga ish-këshilltarët në Ministrinë e Financave. “Disa faktorë ndikojnë në rritjen e numrit e të rinjve të papunë gjatë krizës shëndetësore. Së pari, shumë të rinj kanë qenë prezentë në sektorët më të prekur, si turizmi, hoteleria, tregtia. Me mbylljen ose reduktimin e vendeve të punës, pikërisht nga aty janë rekrutuar edhe persona të ri të papunë. Së dyti, shumë të rinj punojnë me marrëveshje në vepër, si honorarë ose vullnetarë dhe pikërisht ata më së shumti e kanë ndjerë krizën duke mbetur pa punë. Kjo situatë ndodh në sektorin privat, por edhe në atë publik, ku ishin ‘ngrirë’ punësimet me marrëveshje në vepër, ndërsa ky lloj i punësimit kryesisht ka të bëjë me kuadrin e ri, përderisa më të moshuarit veçse janë të punësuar me vendime”, thotë për mediat, Jovanoviq.
30% E TË PUNËSUARVE TË RINJ PUNOJNË NË TË ZEZË
Më shumë se 7.800 studentë të diplomuar kanë dalë nga fakultetet dhe shkollat e larta profesionale në vendin tonë vitin e kaluar, tregon Enti Shtetëror i Statistikës. Për të gjithë ata, punësimi shpesh paraqet hapin e parë ndaj pavarësisë financiare dhe sociale dhe duhet t’i hap dyert ndaj botës së të rriturve. Nga punësimi varet edhe kualiteti i jetës, vetëbesimi i tyre, por edhe vendimet praktike në lidhje me banimin dhe formimin e familjes.
Nga Agjencia e Punësimit nuk ka të dhëna sa nga të diplomuarit e gjeneratës 2018/19 janë punësuar, ose e kanë humbur punën për shkak të krizës. Nga statistika e tyre shihet që numri më i madh i të papunëve presin deri në pesë muaj. Por ka edhe të cilët presin tetë e më shumë vite. Hulumtimet e Bankës Botërore ndërkohë tregojnë që në Maqedoni, mesatarisht kalojnë nga dy e gjysmë vite nga diplomimi deri në gjetjen e një pune stabile me të cilën të rinjtë më së shpeshti janë të kënaqur. Ndërsa pikërisht pritja për një vend pune, i ul shanset për punësim. Banka Botërore paralajmëron që duke qëndruar në shtëpi dhe duke mos gjetur punë pas disa viteve, të rinjtë së pari nuk kanë mundësi të fitojnë ndonjë përvojë që do t’u jep përparësi gjatë çdo punësimi në vijim. Dhe së dyti, i humbin edhe ato aftësi që i kanë pasur në fillim.
“Shumë të rinj do të dekurajohen që të gjejnë punë nëse presin punë mesatarisht pesë vjet”, qëndron në analizën e Bankës Botërore të quajtur “Diagnoza sistematike për Maqedoninë”. Përvojat e të rinjve tregojnë që ata janë punonjës me të drejta të punës të shkelura, ndërsa ata që veçse janë të papunë, bien edhe në pozitë më të keqe për shkak të pandemisë botërore. Analizat e Forumit Arsimor për të rinj dhe disa organizata të tjera joqeveritare tregojnë që papunësia te të rinjtë është dyfish më e lartë nga popullata e mbetur, ndërsa nga ata të rinj të punësuar, 30% nuk kanë marrëveshje as me shkrim, as me gojë. “Për më tepër, pasiguria me kufizimet e udhëtimit, hapjes së kufijve dhe redistribuimi i fuqisë së punës në kuadër të çdo vendi, shkakton edhe një valë të pasigurisë, veçanërisht te të rinjtë që punojnë punë sezonale jashtë vendit, dhe tërë sigurinë e tyre ekonomike dhe sigurimin e mjeteve financiare për familjen dhe për veten e mbështesin në punën sezonale në vendet e BE-së”, thonë nga Forumi Arsimor.
Që të rinjtë në mënyrë masive i humbin vendet e punës, jo vetëm te ne, por edhe gjithkund në botë paralajmëron edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës. “Kriza ekonomike nga Covid-19 i’u shkaktoi goditje të rinjve, veçanërisht grave, në mënyrë më të fuqishme dhe më të shpejtë në krahasim të çdo grupi tjetër”, deklaroi Gaj Rajder, drejtori gjeneral i ONP-së. Statistika e kësaj organizate tregon që një në gjashtë të rinj pushoi së punuari pas fillimit të pandemisë, përderisa orari i punës i atyre që kanë qëndruar të punësuar, është ulur për 23 për qind.
ÇKA KËRKOHET DHE ÇKA OFROHET NË TREGUN E PUNËS
Nga viti 2015 deri në fund të 2019, numri i të rinjve të papunë, sipas statistikës zyrtare, po ulet. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë që në vitin 2019 në krahasim me vitin 2015, numri i të papunëve të ri nga mosha 15 deri 24 vjet është ulur për 2.976, ndërsa numri i të papunësuarve nga mosha 25 deri 29 për 4.332 persona. Por, trendi i uljes së papunësisë tek të rinjtë ndërpritet në vitin 2019, kur në krahasim me vitin 2018, është regjistruar rritje e numrit të papunësuarve në nivel vjetor. Pse ka rritje? Nga Agjencia e Punësimit thonë që ka dy arsye dhe të dyja janë të lidhura me joevidentimin e deritanishëm të të rinjve të papunë. Së pari, sjellja e masës “Garancia e të rinjve” përmes së cilës mobilizoheshin të rinjtë e papunë për herë të parë të evidentohen në listën e të papunësuarve. Arsyeja e dytë janë ndryshimet në Ligjin e mbrojtjes sociale nga maji i vitit 2019, me të cilat në Agjencia e Punësimit evidenton të gjithë anëtarët e papunë – shfrytëzues të ndihmës së garantuar sociale, përfshirë edhe të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare.
“Garancia për të rinjtë është masa, e cila ka për qëllim të rinjve që janë të papunë dhe nuk janë të përfshirë në arsim ose trajnim, në periudhën prej katër muajve ju sigurohen shërbime dhe masa adekuate për punësim, arsimim ose trajnim dhe motivim për përfshirje në tregun e punës. Për realizimin e kësaj mase ka ekzistuar aksion i koordinuar dhe i përbashkët i më shumë institucioneve qeveritare, para së gjithave i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Agjencisë për Punësim, partnerë tjerë social dhe organizata qytetare”, thotë Biljana Jovanovska, drejtoreshë e Agjencisë për Punësim. Ajo shpjegon që këtë vit, përfshirë periudhën deri më 10 qershor, në masën “Garanci për të rinjtë” janë kyçur 8.173 të rinj, ndërsa prej tyre 1.971 tashmë janë punësuar, derisa 551 persona kanë qenë të kyçur në ndonjë nga masat aktive të cilat e rrisin punësimin e tyre. Sipas asaj, suksesi i “Garancisë për të rinj” në vitin 2020 është 30%.
Anketa e Agjencisë së punësimit tregon që në tregun e punës në 12 muajt në vijim më të kërkuar do të jenë IT aftësisë dhe personeli mjekësor. Me arsim të mesëm, kërkohen teknik mekanik, rrobaqepës, përgatitës të ëmbëlsirave, përpunues druri, bukëpjekës, saldator, teneqepunues. Por çka ofrohet? Nëse analizohen shpalljet për punësim, numri më i madh i vendeve të lira të punës janë për shitës, mirëmbajtës të higjienës, rrobaqepës, shofer, kuzhinier, shankist, administrator, komercialist, si dhe vende të lira për programues, inxhinier ndërtimtarie, agjent marketingu, administrator sistemi. Nga ana tjetër, në evidencën e të papunëve, duke pasur parasysh shkallën e arsimit, më të numëruarit janë të papunët nga profilet e arsimit në vijim: ekonomist i diplomuar, jurist i diplomuar, profesor i mësimit klasor në gjuhën maqedonase, profesor i mësimit klasor në gjuhën shqipe, psikolog i diplomuar, pastaj maturantët nga gjimnazi janë më të numëruarit nga të papunët me arsim të mesëm të mbaruar. Gjendja me papunësinë e të rinjve vështirë ndryshon, thotë Angel Dimitorov nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë. Pothuajse 50% nga punëdhënësit kanë shfaqur pakënaqësi nga njohurit dhe aftësitë të cilat i posedojnë të rinjtë që i punësojnë. “Vazhdimisht flitet për reformat, të cilat duhet ta përmirësojnë këtë gjendje. Ne jemi dëshmitarë që akoma akreditohen programet e larta mësimore pa u bërë vlerësim dhe analiza për nevojat e tregut të punës. Ky është një problem kronik me pasoja të mëdha negative, donë të thotë ne jemi të vetëdijshëm që kjo nuk është mirë, por puna përfundon këtu. Dhe na ndodh valë e të rinjve të diplomuar, të cilët pastaj nuk mund të gjejnë punë”, thotë Dimitrov.
Analiza e Bankës Botërore për diagnozën sistematike për Maqedoninë tregon që edhe “edhe pse rreth 20 për qind të studentëve të diplomuar janë të papunë, punëdhënësit ankohen që nuk mund të gjejnë persona me aftësitë e duhura, veçanërisht aftësi nga shkalla më e lartë që u përshtaten ndryshimeve të shpejta teknologjike”. Kjo tregon që arsimi nuk i përgatit mjaftueshëm të rinjtë të hyjnë në “botën e punës”. Fokusi drejtohet ndaj marrjes së diplomës dhe jo ndaj arritjes së njohurive dhe aftësive. Në Analizë tregohet që edhe programet mësimore dhe studimore janë tepër teorike, pa praktikë dhe nuk i përcjellin trendet moderne. Që arsimi në vendin tonë qëndron mbas vendeve të tjera më të zhvilluara tregojnë edhe rezultatet e dobëta të nxënësve në PISA testet ndërkombëtare. Përqindja më e madhe e nxënësve nga vendi jonë ose madje 62.9% janë nën ose në nivel 1 (më e dobët) në testimin i cili tregon që mësojnë për nota, ndërsa nuk aftësohen për zbatim të njohurive të arritura.
Pas kësaj mospërputhje midis kërkesës dhe ofertës së tregut të punës në lidhje me profesionalitetin dhe kualitetin e njohurisë, sipas biznesmenëve – ekziston mungesë e strategjisë nacionale – çka kërkon ekonomia në tregun e punës dhe çka duhet të prodhohet si kuadër edhe në arsimin e mesëm edhe në atë të lartë. “Fakultetet akoma zbatojnë programe mësimore të cilat nuk kanë pikë prekëse me nevojat e ekonomisë, por ato programe mësimore padyshim u përshtaten edhe mësimdhënësve. Fakultetet duhet ta pyesin biznesin se çka ka nevojë si kuadër me qëllim final – njeriu i ri i arsimuar të gjejë punë këtu, në shtëpi, ndërsa jo shteti të investojë në të, pastaj ai të largohet jashtë vendit”, thotë Angel Dimitrov dhe thekson që edhe në kuadër të arsimit të mesëm profesional dhe të arsimit të lartë, është e nevojshme strategjia shtetërore me vlerësime të sakta se çka kërkohet në tregun e punës dhe në cilat kuadro duhet të investohet.
PLANIFIKIMET PËR BRAKTISJEN E VENDIT
Ministria e Arsimit zgjedhjen e sheh në arsimit dual dhe sistemin e mësimit përmes punës në shkollat e mesme, si shpresë për ekonominë e Maqedonisë. “Arsimi i mesëm profesional nuk e ka dhënë rezultatin e pritur. Kemi propozim version të ligjit të ri për arsimin e mesëm. Planifikohet formim të qendrave rajonale për derikualifikimin e kuadrove profesionale, në të cilat do të përfshihet edhe vetëqeverisja lokale, që t’i plotësojnë nevojat e rajonit. Deri tani gjithçka ka ecur sipas principit që të plotësohen dëshirat e prindërve, mësimdhënësit të mos mbeten pa punë. Jo, duhet të përcillet afiniteti i fëmijës dhe të balancohet me nevojat e tregut të punës”, thotë Elizabeta Naumovska, zëvendësministre e Arsimit. Disbalancimi i ofertës dhe kërkesës, mes të gjithave, duhet të barazohet edhe me masat e punësimit të cilat janë pjesë të Planit operativ të Qeverisë, ndërsa kanë të bëjnë me trajnime për profesionet e kërkuara, prekualifikume, vetëpunësime, IT aftësi, për të cilat këtë vit janë planifikuar 1.4 miliardë denarë.
I gjithë problemi me papunësinë e të rinjve, veçanërisht me shfaqjen e pandemisë botërore duhet të shqyrtohet edhe nëpër prizën e shpërnguljes. Hulumtimi i “Ballkan Barometar” tregon që 41 për qind e qytetarëve të Maqedonisë në mënyrë aktive planifikojnë ta braktisin vendin. Në situatë të ngjashme janë edhe vendet e rajonit. 71 për qind e të rinjve në Ballkanin Perëndimor mendojnë për punë jashtë vendit. Ndërsa largimi i një personi të ri të arsimuar shtrenjtë i kushton shtetit – mbi 40.000 euro, tregoi analiza e Fondacionit të demokracisë Westminister. Ose mesatarisht 333 milionë euro në vit, që është 3.1 nga BPV. Jo moti kohë, Banka Botërore publikoi që vendin tonë e kanë braktisur 500.000 persona, mes tyre dy të tretat të aftë për punë, ndërsa një e treta kuadër i lartë arsimor – pjesa më e madhe nga IT sektori.
Vlerësimet janë që tani, për shkak të krizës, do të rritet dëshira për shpërngulje dhe kërkimit të një jete më të mirë jashtë vendit. Por a do t`i hapin dyert vendet më të zhvilluara? Gjermania veçse është duke menduar ta ulë rampën për punëtorë nga vendet e treta. Veç kësaj, kriza shëndetësore me koronavirusin edhe më tej ka shkaktuar çrregullim tektonik të të gjithë tregut të punës në vendin tonë, por ka ngacmuar edhe problemin kronik me papunësinë te të rinjtë. Një pjesë e madhe e tyre i humbën vendet e punës dhe përsëri u kthyen në listat e papunëve, por një pjesë ende mendohet ta braktisin vendin me çdo çmim – duke nxituar ndaj destinacioneve evropiane, në kërkim të një jete më të mirë dhe më dinjitoze. (sdk.mk)