Shkup, 16 maj – Gratë janë ende pak në vende udhëheqëse, ndërsa në raste të caktuara për profesion të njëjtë paguhen më pak nga burrat. Nga Lidhja e Odave ekonomike kërkojnë përcjellje të trendeve evropiane për rritje të pjesës së grave në ekonomi dhe zvogëlim të hendekut në rrogat mes burrave dhe grave.
Propozojnë që të gjendet sistem që do të jetë në funksion të inkuadrimit më intensiv të grave në tregun e punës, që të rritet qasja e grave në financa dhe të mënjanohen barrierat në shoqëri që ende ekzistojnë.
“Gratë jo që nuk pranojnë të jenë në funksione udhëheqëse, por ne kemi problem në bazën e shoqërisë për shkak se nuk kemi konsolidim të institucioneve dhe kushteve që një grua familjare të lë në përkujdesje fëmijën e saj që të mund t’i kryejë detyrimet e saj punuese”, theksoi sot në konferencën për shtyp Gabriela Kulebanova”, anëtare e Këshillit drejtues të Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë.
Statistika tregon e në Maqedoni, numri i përgjithshëm i grave të punësuara është 282 mijë nga të cilat 76,3 për qind punojnë në sektorin privat. Mbi 30 për qind e firmave të reja në sektorin privat janë të hapura nga gratë, të cilat janë të përfaqësuara me 12 për qind në pozicione menaxhere.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, është evidentuar trend i zvogëlimit konstant të numrit të grave, të cilat marrin pjesë në tregun e punës. Kështu, në vitin 2013 ka pasur 44 për qind, ndërsa në vitin 2017, 42 për qind, ndërsa në pozicione të larta udhëheqëse kanë qenë nën dy për qind.