Shkup, 7 dhjetor – Për vitin 2018 janë parashikuar 620 milion denarë. Nga shoqata Balans thonë se pjesa më e madhe e insulinave deri tani janë marrë nga Turqia, ndërsa trajtimi i tyre jo-kualitativ i diabetit vetëm i rrit harxhimet për shërim, dhe nuk i ul ato.
Në Maqedoni ka 188 mijë persona me diabet, ose 12.2% e popullatës. Prej tyre 40.000 janë shfrytëzues të insulinës dhe numri i tyre vazhdimisht rritet, njofton KOHA.
Në Republikën e Maqedonisë sipas të dhënave të marra nga Qendrat e shëndetit publik, në vitin 2016 është regjistruar një incidencë prej 261,3% ose 5410 raste nga të cilët 2473 janë meshkuj dhe 2937 femra.