Shkup, 14 nëntor – Për nga numri i të sëmurëve me diabet, Maqedonia është në maje të listës në Evropë. Me rreth 90 mijë qytetarë me diabet dhe 40 mijë të sëmurë që marrin terapi insuline, Maqedonia zë vendin e tretë në Evropë për sa i përket pacientëve me këtë diagnozë, këto janë të dhëna zyrtare të kumtuara nga Ministria e Shëndetësisë për vitin e kaluar, njofton Koha. Nga diabeti në botët vuajnë 8.5 % e popullatës së përgjithshme, kumton Organizata botërore e shëndetësisë. Numri i të sëmurëve nga kjo sëmundje që nga viti 1980 është rritur për katër herë dhe tani në botë nga kjo sëmundje janë të prekur 422 milion njerëz. Sëmundja është problem themelor tek vendet e varfra. Sipas raportit të fundit të organizatës botërore të shëndetësisë cdo vit në botë nga diabeti vdesin 3.7 milion njerëz.