Një 29-vjeçar maqedonas, i infektuar me HIV është arrestuar dhe po përballet me drejtesinë, pasi akzuohet se ka përdhunuar një grua të moshuar 82 vjeçare në Hamburg. Lajmin e raportojne mediat gjermane, teksa shkruajne se para gjyqit ka dale shtetasi Dzengis D.
Ngjarja sipas medias gjermane raportohet te kete ndodhur më 8 korrik të vitit të kaluar, në shtëpinë e viktimës. Ai i ka hyre nga dera e ballkonit dhe gruaja ka tentuar ta mbylle ate, por pa sukses. I riu e ka shtrite ne dysheme te moshuaren, i ka mbyllur gojën dhe e ka përdhunuar pesë herë, në pjese te ndryshme te baneses. Ai i ka kerkuar asaj ti jepte para me pas. Gruaja ka dashur ti jape 10 euro, por kur ka pare shumen ai i ka rrembyer me dhunë portofolin nga dora dhe kishte ikur nga banesa, duke i marre gjithe parate qe ajo kishte ne portofol.
Si pasojë e dhunës së ushtruar gruaja e moshuar ka pësuar lëndime në trup, por nga analizat nuk rezulton e infektuar me HIV.