Uellington, 14 shtator – Partia e vendasve Maori të Zelandës së Re ka bërë peticion për të ndryshuar emrin e shtetit në Aotearoa te Rоo Maori, duke kërkuar që të gjitha monumentet origjinale të Maorëve të kthehen brenda pesë viteve të ardhshme.
“Ka kaluar koha që Te Roo Maori të kthehet në vendin e tij dhe ta rinovojë gjuhën e parë zyrtare të këtij vendi. Ne jemi një vend Polinezian – ne jemi Aotearoa dhe ky është emri që do të bashkojë, nuk do ta ndajë vendin tonë. Zelanda e Re është një emër holandez, jo maorë,” thanë liderët e partisë Maori Raviri Vaititi dhe Debi Ngareva-Paker në kumtesën me të cilën hapet peticioni, transmeton Guardian i Londrës.
Peticioni gjithashtu i bën thirrje qeverisë t’i “identifikojë dhe kthejë zyrtarisht emrat origjinalë të Te Reo Maori për të gjitha qytetet dhe qytezat në të gjithë vendin” brenda pesë viteve të ardhshme dhe të përfundojë procesin deri në vitin 2026.
Ata kujtojnë se një numër qeverish, njëra pas tjetrës, “imponuan një program kolonial në sistemin arsimor”, i cili çoi në humbjen e përhapur të gjuhës maore dhe vunë në dukje se vetëm 20 për qind e qytetarëve e flasin rrjedhshëm gjuhën maore.