Roma fitoi me shumë vështirësi në derbin e vogël të kryeqytetit italian, atë me Frosinonen, falë një goli të shënuar nga Edin Dzeko në sekondat e fundit të ndeshjes.
Megjithatë kostoja e këtij 3-pikëshi ishte shumë e madhe për verdhekuqtë, që rrezikojnë që derbin e vërtetë të Romës, atë kundër Lazios javën e ardhshme, ta luajnë pa praninë e mbrojtësit grek, Kostas Manolas.
Ky i fundit pësoi një dëmtim dhe la fushën e lojës me barrelë, në minutën e 77’, ndërsa mjekët flasin për një lëndim të kaviljes së djathtë të mbrojtësit grek, gjë që ka shqetësuar trajnerin Di Francesco.
Ky i fundit pranoi dëmtimin e Manolas dhe faktin që do të jetë thuajse e pamundur të rikuperohet për sfidën e 2 Shkurtit, kundër Lazios, gjë që i shton telashet teknikut verdhekuq.