Shkup, 6 nëntor – Ministri i Kulturës Asaf Ademi mbrëmë në Kinotekën e Maqedonisë mbajti fjalim me rastin e fillimit të manifestimit “Javë të filmit bashkëkohor danez” në kuadër të së cilit do të shfaqen filma të kinematografisë bashkëkohore daneze.
Në hapjen e manifestimit morën pjesë edhe këshilltarja e Ambasadës së Mbretërisë Daneze në Beograd e angazhuar edhe për Republikën e Maqedonisë, Mariane Topaç dhe konsulli i nderit i Mbretërisë Daneze në vendi tonë, Zhivko Mukaetov.
Nga Ministria e Kulturës njoftuan se Ademi, i cili angazhimin e tij profesional e ka kaluar si ambasador në Republikën e Maqedonisë në Mbretërinë Daneze, në fjalimin e tij theksoi se raportet e Republikës së Maqedonisë me vendet evropiane, duke përfshirë edhe Mbretërinë Daneze zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe besimit reciprok.
Prandaj siç theksoi, me rëndësi të veçantë është njohja e një pjese të kulturës daneze, e cila është unike dhe gjithashtu të shihet kontributi që e jep krijimtaria kinematografike daneze në kinematografinë botërore.
“Vijojnë ditë emocionuese të kinematografisë me përzgjedhjen e gjashtë filmave me metrazh të gjatë për të cilët besohet se do të përmbushin shijet e filmofilëve të Maqedonisë. Gjithashtu, ky manifestim do të mundësojë që publiku të pasurojë njohurinë e tij për edhe një, për ne, një shoqëri jo shumë të përafërt, t’i përmbushë interesat dhe kuriozitetin e tij, më afër të njihet me kulturën dhe traditën, me mënyrën e jetesës së daneze dhe të nxjerrë përvoja pozitive që do të mund t’i zbatojnë këtu, në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Ademi.
Ai shprehu bindje se publiku i Maqedonisë do të ketë interes të madh për manifestimin dhe se në të ardhmen do të realizohen edhe shumë projekte që do të kontribuojnë për afrimin e kulturës së të dy vendeve.