Xhirimi nga një tramvaj i kryeqytetit të Serbisë, i cili është shfaqur sot në Facebook, ka zgjuar stuhi reagimesh të publikut.
Në video, e cila është publikuar në faqen “Live nga tramvajt e autobusët e Beogradit”, shihet se si një mashkull i afrohet vajzës, e keqtrajton, e shtyp për xhami…, transmeton gazetametro.net
“Ju lutem ta publikoni në faqen tuaj xhirimin e fotografinë, të cilën do t’ua dërgoj. Në video shihet vajza 12-vjeçare, të cilën maniaku e sulmon, përndryshe vajzë e mikut tim”, thuhet në faqen në Facebook, transmetojnë mediet e Beogradit.
Sidomos është shokues fakti se askush nga udhëtarët e pranishëm nuk ka reaguar. Përkatësisht disa persona vetëm kanë shikuar se çfarë po ndodhë, ndërsa nuk është njoftuar as drejtuesi i tramvajit.
Damir Okanovic nga Komiteti për sigurinë në trafik ka publikuar në Tëitter fotografinë e të riut, i cili dyshohet se e ka sulmuar të miturën.
Ако се плашите да је јачи, ако се плашите да ћете бити нападнути, бар позовите 192, а не да окрећете главу на другу страну или немо гледате! Некима су само фалилиле кокице! https://t.co/XMTgNIqWY4
— Damir Okanović (@DamirOkanovic) October 25, 2018
Në po këtë faqe është publikur edhe një video nga një autobus, në të cilën një udhëtar e shqelmon shoferin.