Mangala lihet i lirë

Eliaquim Mangala do të largohet përfundimisht nga Manchester City këtë verë. Mbrojtësi 28-vjeçar nuk ka qenë asnjëherë në planet e Guardiolës dhe më së shumti është huazuar ndërsa tashmë klubi ka vendosur ta largojë edhe falas, pavarësisht se ka një vit kontratë të mbetur.

Lojtari francez nuk u grumbullua me skuadrën për turin në Azi dhe ka nisur bisedimet për aventurën e ardhshme, ku ka oferta nga Turqia, Kina dhe Portugalia. Porto është opsioni më i mundshëm pasi është ekipi nga ku erdhi te Manchester City dhe ku ka dhënë më të mirën në fushë.