Arroganca e prijësit-bedel të ish shefit të vet etno-fashistit Gruevski – mes Tetovës – hodhi n’ajër edhe kumtesa tallëse dhe qortuese ndaj pushtetit lokal tetovar – ish ortakëve të vet me të cilët bashkërisht i shtypën dhe i diskriminuan shqiptarët plot pesëmbëdhjetë vite. E derdhi vrerin e vet urrejtës dhe etno-fashist duke përbuzur veprat e pushtetit lokal, duke e shprehur zhgënjimin ndaj ish ortakëve shqiptarë, për shkak se pas aq vitesh regjimi të përbashkët, më në fund i tradhtuan dhe i prenë në besë. E thënia popullore thotë: Ujku qimen e ndërron, por huqet jo!
Nga Shaqir ISLAMI
Mbrëmë, pas iftarit, duke i ndërruar kanalet, e pashë prijësin-bedel të VMRO-së në një emision të “K Macedonia”. Ishte një intervistë. Hajde – i thash vetes – të dëgjoj se ç’ka për të thënë ky bedel i regjimit anti-shqiptar të përzënë nga skena politike me një mijë telashe dhe skandale. Mbase, kanë ndjek edhe qytetarë tjerë këtë program të mbrëmshëm?
Gazetari ishte i strukur në kolltukun e vet, dhe sikur nuk i lexonte pyetjet por, i belbëzonte me zor!. Thënë drejtën – u ndjeva me siklet se e njoh – gazetari sikur ishte tkurr me qëllim,dukej sikur të kishte hip n’ujë – ndërsa prijësi-bedel i VMRO-së krekosej me pupla të ngritura, si gjel deti Shqipërie! Kjo pamje e pështirë – ngase një çik edhe tallëse – ku mysafiri e kishte zaptuar hapësirën e studios; ndërsa gazetari strukej e tkurrej në vazhdimësi, sikur të ishte një borxhli i madh ndaj mysafirit të vet! Por, nuk e zgjas më shumë, sepse – insan halli- nuk i dihet!
Kjo skenë herë tragjike, herë komike e përshkruante në mënyrë ashiqare kompleksin e inferioritetit të shqiptarëve ndaj sllavëve. Një pamje për t’u studiuar nga studiuesit e fushave të psikologjisë dhe atyre të komunikimit të trupit.
Mickovski, si politikan – personalisht, kurrë nuk më ka lënë ndonjë far mbrese – njihet si bedel i gjakpirësit- autokrat dhe në fund ikanak në gepek të veturës diplomatike hungareze. Sa patriotë që janë – O Zot! Pra, ky politikantështë shpikje apo sajesë i regjimit të kaluar, si amanet për ta ruajtur kolltukun e pushtetit, si dhe frymën dhe shpirtin e etno-fashizmit në Maqedoninë e Veriut. Kaq është rol i tij.
Sa për mua, këtij të ashtuquajturi prijës dhe politikant, shumë më shumë i kishte pasur hije si maneken për konservat “Gullash Gjedhi” – se sa një politikan. Interesant, nuk i shkon këtij politikanllëku! Dhe mu për këtë arsye – u la si amanet nga kriminelët-politik që ushtruan dhunë psikike dhe i diskriminuan shqiptarët plot pesëmbëdhjetë vite.
Por, tema është e tashmja – dhe jo e kaluara! Ashtu ithoshte gazetarit prijësi-bedel iVMRO’së. Vetë fakti se kishte arritur në Tetovë, Mickovski ka një hall dhe telashtë madh. Pushteti është halli që e ka sjell në Te. Ai e shfrytëzonte këtë kanal, për të komunikuar me publikun rajonal Shqiptarë dhe Maqedonas, duke e shpërfillur gazetarin e strukur, i cili me zi se i lexonte pyetjet e gjata; dhe në shumicën e rasteve, mysafiri ia merrte fjalën nga goja me arrogancë mikpritësit dhe vazhdonte menjë refren klithmash demagogjike: “lëreni të kaluarën, …harrojeni çdo gjë… unë jam këtu të flas për të ardhmen…! E Vallahi nëse Mickovskit i ka mbetur e ardhmja e këtij vendi – për nime, paskemi larë lesh! Kaq di të them.
Ashiqare, prijësi-bedel kishte ardhur t’i josh dhe t’i manipulojë shqiptarët; pra, le ta themi troç me gjuhën e politikës, që t’ua fitojë mendjen dhe zemrën e Shqiptarëve, … dhe mbante fjalim sikur të ishte mes fushatës zgjedhore, dhe jo në një intervistë me gazetarin … të cilin e njoh !!!
Mickovski kishte ardhur në kanalin e Tetovës, duke mos i lënë në shtëpinë e vet stereotipat, paragjykimet dhe urrejtjen patologjike për publikun – të cilit i dërgonte kumtesa joshëse politike duke e shpërfillur fare praninë e gazetarin. Gjatë tërë kohës së programit, ai e bënte relativizimin e diskriminimit të shqiptarëve. Ai orvatej me këmbëngulje ta bind publikun e këtij kanali se, qytetarët shqiptarë nuk jetojnë në mirëqenie as me sundimin e LSDM-së, as me nëpërkëmbjen e VMRO-së. Pra, dallimin e pushteteve midis tyre, përpiqej me arrogancë ta paraqes si: Hoxha Ali ose Ali Hoxha. Sipas fjalëve të tij, kaq është dallimi mes diskriminimit të LSDM-së dhe të VMRO-së.
Por, y nuk e fsheh dot, dhimbjen dhe zhgënjimin e vet, se sa hollë varet pushteti nga votat shqiptare. Dhe veten e sheh si viktimë e votës së pshurrtë të shqiptarëve!Këtë herë duket se është i bindur se, pa votën shqiptare nuk vjen dot në pushtet. Dhe prandaj, këta ‘pesë paëshet’ duhet të manipulohen në çdo mënyrë, që ta kthejnë etno-fashistin Gruevski dhe të shpëtohet kapitali marramendës i plaçkitur; e me shqiptarët është kollaj, e durojnë zgjedhën e sekujt!
Por, është fyese se ky pehlivan nuk vjen të lus për votë, vjen t’i manipulojë shqiptarët dhe votat e tyre me kanosje dhe kallëzimi të LSDM-së, gjoja se ata janë më të këqij se VMRO-ja. Kjo mënyrë kanosëse dhe përbuzëse, flet ashiqare për një mendësi kolektive urrejtëse dhe patologjike. Sipas tij, shqiptarët qoftë me LSDM-në, qoftë me VMRO-në janë popull i q….
Arroganca e prijësit-bedel të ish shefit të vet etno-fashistit Gruevski – mes Tetovës – hodhi n’ajër edhe kumtesa tallëse dhe qortuese ndaj pushtetit lokal tetovar – ish ortakëve të vet me të cilët bashkërisht i shtypën dhe i diskriminuan shqiptarët plot pesëmbëdhjetë vite. E derdhi vrerin e vet urrejtës dhe etno-fashist duke përbuzur veprat e pushtetit lokal, duke e shprehur zhgënjimin ndaj ish ortakëve shqiptarë, për shkak se pas aq vitesh regjimi të përbashkët, më në fund i tradhtuan dhe i prenë në besë. E thënia popullore thotë: Ujku qimen e ndërron, por huqet jo!
Pra, si përfundim, për këtë komunikim agresiv dhe pa shije politike të një prijësi qoftë edhe bedel, qoftë edhe ndaj një publiku ‘pesë parash’ siç po na quan kundërshtari i Mickovskit – apo na quajnë edhe të tjerë – ashiqare flet se edhe një kohë të gjatë në këtë vend nuk do ketë bereqet politik. Zoti, mendjen shqiptarëve ‘pesë parash’!
(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)