Sadio Mane është bërë lojtari senegalez me më së shumti gola të shënuar në histori të Ligës Premier. Sulmuesi i Liverpoolit e shënoi golin e 17-të sezonal ndaj Fulhamit të dielën në ndeshjen e zhvilluar në Craven Cottage, ndërkohë që skuadra e tij vazhdon garën për titullin e kampionit në Angli.
Falë këtij goli, Mane e ka kaluar rekordin e Demba Ba, i cili në sezonin 2011/2012 kishte shënuar 16 gola për Newcastle Unitedin. Po ashtu, ai e ka kaluar edhe rekordin personal prej 10 golash, të cilin e kishte vënë në edicionin e kaluar.