Mane: Jam i sigurtë se Bajerni do të mund Liverpullin

Sulmuesi i Bajern Munihut, Sadio Mane ka thënë se nuk do të ngurrojë nëse do të ketë mundësinë të eliminojë Liverpullin nga Liga e Kampionëve.

Mane ishte pjesë e skuadrës “The Reds” që eliminoi gjigantët gjermanë në raundin e 16-të në vitin 2019, me sulmuesin senegalez që shënoi dy herë për të eliminuar Bajernin. Liverpulli vazhdoi deri në fund garën dhe arriti të fitojë të gjithë kompeticionin pasi mposhti Totenham Hotspur në finale.

Por, pas gjashtë vitesh të frytshme në “Anfield”, besnikëria e Mane-s tani është ndaj Bajernit dhe ai është gati tani ta mposht skuadrën angleze.

Advertisements

“Nëse do të takohemi përsëri, sigurisht se Bajern Munihu do të mund Liverpullin. Unë nuk mendoj se është e lehtë. Dua të jem më i qartë. Nëse luan për Bajern Munihun, unë erdha këtu për të fituar të gjitha ndeshjet e mundshme. Sigurisht, për të fituar të gjithë trofetë. Sigurisht që para fillimit të sezonit objektivi ynë është të fitojmë të gjithë trofetë e mundshëm. Jam këtu për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe për të arritur ëndrrat tona”, përfundoi sulmuesi senegalez.